Pas ftesave që u bëri kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ftuar edhe LSI-në për të konsultuar datën e zgjedhjeve parlamentare.
Por në këtë rast ftesa i është bërë Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Endrit Braimllarit.
Meta e fton Braimllarin nesër në orën 12:30.
Presidenti Meta, ka ftuar në takim ditën e premte kryeministrin Edi Rama në orën 11:00, kryetarin e Pd-së Lulzim Bashën në orën 12:00, si dhe Rudina Hajdarin në orën 17:30.