Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër ish-kryeministër në Kosovë thirret si i dyshuar në Hagë


Gjykata Speciale ka ftuar të dëshmojë në cilësinë e të dyshuarit një tjetër ish-kryeministër në Kosovë.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim çekun.

Ai thotë për mediat në Kosovë se ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku për gazetën Express.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka dërguar deri më tani ftesa për më shumë se 200 persona, ish-pjesëtarë të UÇK-së, si dëshmitarë dhe të dyshuar.

Prokurori i Specializuar më 24 qershor të këtij viti publikoi dhe një propozim-aktakuzë për dy krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *