Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa tashmë palët po pushojnë.
Në fotot e publikuara nga takimi duket kryeministri i Kosovës, Hoti e në krah të tij, presidenti serb, Vuçiç. Ndërsa përëballë janë përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.
Shefi i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien, ka deklaruar pas përfundimit të pjesës së parë të takimit se palët kanë shënuar përparim në dialog ndërsa njoftoi edhe për rifillimin e bisedimeve gjatë pasdites.
“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë të fokusuara në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite.” – shkruan O’Brien në Twitter.