Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës. Rreth orës 06:05, dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor duke i marrë si pasojë jetën njërit prej drejtuesve.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.