Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet për dy vetëvrasjet tek spitali “Shefqet Ndroqi”


Pas vetëvrasjeve të dy pacientëve të infektuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria ka nisur hetimet, për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po heton kushtet në të cilat po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre.

Dy prokurorë janë caktuar me detyrën për të hetuar për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik.

Ditën e djeshme, një pacient 65-vjeçar i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, u hodh nga kati i katërt duke gjetur menjëherë vdekjen.

Pacienti Hasan Mira, po trajtohej për Covid-19 dhe ishte shtruar vetëm dy ditë më parë.

Ndërsa vetëvrasja e parë që tronditi opinionin publik ndodhi më 13 gusht. 29-vjeçari Xhino Koça, në gjendje të rënduar psikologjike u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. 

Spitalet ku trajtohen të sëmurët me Covid, nuk e lejojnë përdorimin e telefonit celular nga pacientët.
Në kushte të tilla, pacientët e kanë të pamundur të komunikojmë me të afërmit e tyre për gjendjen e tyre qoftë fizike dhe atë mendore.

Megjithatë, Balkanweb ka zbardhur një telefonatë të viktimës që u hodh dje nga kati i katërt i spitalit, i cili ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Gjatë bisedës, zoti Mira shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital, por nuk e specifikon atë.
Ai shton se nuk do të ishte shtruar kurrë nëse do ta dinte se çfarë ndodhte aty.

Biseda:
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ia hodha, ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë.
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital, nuk do kisha ardh me u shtru… Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend. Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon te koka tani që po flas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *