Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Vlora: Nuk do të ketë marrëveshje me Greqinë pa miratimin e presidentit


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku mori pjesë në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Ai ka folur para gazetarëve për Marrëveshjen për Detin me Greqinë, duke thënë se nuk do të ketë një të tillë pa miratimin e presidentit.

“Po të kishte një marrëveshje patjetër që Presidenti do kishte dijeni për të dhe nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e presidentit. Ndërkohë që e përsëris edhe njëherë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politike më ‘kap ça të kapësh’ që nuk ka asnjë marrëveshje.

Negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi dhe me qeverinë greke nuk kemi rifilluar negociatat dhe nuk kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate e kryeministrit të Greqisë në Parlament që s’ka lidhje me Shqipërinë, por që ka të bëjë me konceptin e të drejtës për tu shtrirë me 12 milje aty ku e lejon territori, gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë kjo gjë nuk është e mundur fizikisht, është kthyer në një karrem.

Është një histori qesharake dhe e turpshme për ata që e ushqejnë. Më shumë nuk di ç’të them. Nuk ka si të bëhet një marrëveshje kur s’ka letra, firma, vula. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na e lejon Covidi”, ka deklaruar Rama.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi. Ndërsa mungonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *