Vendosni fjalën kyçe....

Sfida me Bjellorusinë, Reja: I shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve


Trajneri i kombëtares, Reja, është shprehur i shqetësuar lidhur me gjendjen fizike të lojtarëve në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.

Duhet thënë se pjesa më e madhe e lojtarëve nuk janë stërvitur rregullisht dhe nuk kanë luajtur me ekipet e tyre për shkak të pandemisë.

“Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit. Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një harmoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.” – tha ndër të tjera Reja.

Nuk janë pjesë e ndeshjes Kamberi, Lenjani e Memushaj ndërsa pjesa tjetër e titullarëve janë të gatshëm. Sfida mes ekipeve luhet nesër në oren 20:45 në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *