Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s: Turqia e Greqia kanë rënë dakord të ulen në bisedime


Greqia dhe Turqia do të takohen për bisedime për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor dhe për të vendosur mekanizmat e dekonfliktit, ka njoftuar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të dy shtetet janë anëtarë të NATO-s, por janë përfshirë në një përplasje të ashpër në Mesdheun lindor e Detin Egje pas nisjes së kërkimit të hidrokarbure nga ana e Ankarasë në rajonin në fjalë.

Të dyja vendet kanë nxjerrë në det anijet e luftës dhe stërvitjes ushtarake të Greqisë, Italisë e Francës pranë Kretës, Turqia iu kundërpërgjigj duke zhvilluar stërvitje pranë Qipros veriore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të enjten se të dy palët kanë rënë dakord të paktën të parandalojnë ‘incidentet’ në ujërat e kontestuara të Mesdheut Lindor.

“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për uljen e tensioneve ushtarake për të zvogëluar rrezikun e përplasjeve në Mesdheun Lindor.” – tha Stoltenberg në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *