Vendosni fjalën kyçe....

Spanja rimerr pallatin e pushimeve verore, prej 80 vitesh mbahej nga familja e ish-diktatorit


Spanja ka rikthyer në pronë të shtetit një pallat për pushime verore që e kishte familja e ish- diktatorit Francisco Franco.

Franco vendosi nën diktatin e tij Spanjën nga vitit 1939 deri në 1975, por në 1938 si kreu i shtetit mori Pazo de Meiras që e përdorte për pushime.

Ajo ndodhet në veri-perëndim të Spanjës, dhe Gjykata në këtë zonë vendosi t’ia rimarrë pasi në 1938 ai e kishte marrë për shkak të detyrës, dhe jo personalisht.

Prej vitesh, pas rënies së diktaturës në Spanjë, familja Franco është përpjekur të rruajë pronësitë por edhe vitin e kaluar humbi betejën ligjore për të ruajtur eshtrat e ish- diktatorit në një mauzeole si monument kombëtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *