Vendosni fjalën kyçe....

“Ta kisha ditur se ishte kështu s’do kisha ardhur” – Zbulohet biseda me fqinjin e 65-vjeçarit që u hodh nga kati i 4-t i Sanatoriumit


Një pacient i dytë me koronavirus u hodh ditën e djeshme nga kati i katërt në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke ngritur ndryshime mbi kushtet në të cilat po trajtohen pacientët atje, të cilët përballen me një gjendje të rënduar psikologjike.

Dhe një bisedë telefonike e viktimës me një fqinj të tijin e dëshmon këtë.

Në fakt spitalet ku trajtohen të sëmurët me Covid, nuk e lejojnë përdorimin e telefonit celular nga pacientët. Në kushte të tilla, pacientët e kanë të pamundur të komunikojnë me të afërmit e tyre për gjendjen e tyre qoftë fizike dhe atë mendore.

Megjithatë, Balkanweb ka zbardhur një telefonatë të 65-vjeçarit Hasan Mira, që u hodh dje nga kati i katërt i spitalit. Ai ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Gjatë bisedës me fqinjin, zoti Mira shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital, por nuk e specifikon atë.
Ai shton se nuk do të ishte shtruar kurrë nëse do ta dinte se çfarë ndodhte aty.

Biseda:
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ia hodha, ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë.
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital, nuk do kisha ardh me u shtru… Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend. Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon te koka tani që po flas.

Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës. Rasti i parë ndodhi më 13 gusht, kur 29-vjeçari Xhino Koça, në gjendje të rënduar psikologjike u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *