Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë ngritur në protestë paraditen e sotme për të kërkuar 22 pagat e munguara si dhe nënshkrimin e kontratës e rifillimin e punës në Uzinë.
Mirëpo kjo protestë e sotme është shoqëruar me tensione, pasi një pjesë e tyre janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda rafinerisë, por janë kundërshtuar nga forcat e rendit.
“Duam paret tona” dhe “Mos i prek punëtorët” ishin disa nga thirrjet e turmës.
Përfaqësuesit e administratës së firmës kërkojnë që punonjësit të firmosin kontratën e punës, por ata e kanë kundërshtuar këtë gjë.
Ata kërkojnë fillimisht pagesat e prapambetura të pagës.
“Na jepni lekët para pastaj të firmoset kontrata. Kontrata nesër, sot duam lekët tona”,-thonë punëtorët.