Pak ditë pas shpërthimit të fuqishëm që vrau më shumë se 190 persona e plagosi mijëra të tjerë, ushtria libaneze ka zbuluar një tjetër depo prej katër tonësh me kimikatin e rrezikshëm, që raportohet se shkaktoi shpërthimin e parë.
Sasia e madhe e nitratit të amonit u gjet në një depo pa kushtet e duhura të sigurisë në portin e Bejrutit dhe u hoq me shpejtësi nga forcat xheniere.
Sipas agjencisë së lajmeve Akhbar Al-Youm, zyrtarët e doganave në port nuk ishin të vetëdijshëm për praninë e sasisë së lartpërmendur të kimikatit.
Pjesa më e madhe e kryeqytetit të Libanit është kthyer në rrënoja pas një shpërthimi masiv muajin e kaluar në port.
Një sasi prej 2,700 tonësh nitrat amoni besohet se shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që shkaktoi 190 viktima, më shumë se 6 mijë të plagosur e mbi 300 mijë të pastrehë.
Zyrtarët e portit që mbikëqyrnin sasinë e nitratit të amonit dhe sigurinë e tij janë arrestuar.