Ish-deputeti i PD-së, Balliu, ka deklaruar pas daljes nga gjykata se policia ka shpifur për banorët e unazës së re me qëllim dhunimin e burgosjen e padrejtë të tyre.
Ai theksoi se policia është e bushur me punonjësh të ish-sigurimit të shtetit ndërsa lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama.
Balliu tha se Edi Rama ka vjedhur qytetarët te unaza e re, u ka dhunuar e u ka grabitur banesat duke lajmëruar se do mbajë përgjegjësi para drejtësisë.
“Policia e shtetit është mbushur me sigurimsa të shtetit. Nga Gjovalin Loka te Dervishaj, që kalojnë edhe vettingun dhe kanë qenë në sigurimin e shtetit. Këto t’i mëson shkolla e sigurimit, që të shpifin për qytetarët për t’i arrestuar. Pas një viti e gjysmë që kemi ardhur këtu përditë dhe sot sot pushojnë çështjen sepse s’ka prova. Këtu nuk ka pasur krim nga banorët e unazës. Këtu ka patur krim nga Edi Rama. Është Rama që ka vjedhur të unaza, që ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të unazës, që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve. Kjo ëstë një qeveri hajdutësh që është e gatshme të bëjë gjithçka. Nuk ka asnjë hetim nga prokuroria për çështjen e tenderimit te unaza.” – tha ndër të tjera Balliu.