Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Metën në Presidencë: Shqiptarët duan zgjedhje sot


Ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta në Presidencë, ku kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Kreu i opozitës nuk dha një datë për zgjedhjet, por theksoi se është e rëndësishme që procesi zgjedhor të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Sipas Bashës, shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, pasi janë lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.

“Shqiptarët kërkojnë zgjedhje sot jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.

Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, biznesi ka nevojë urgjente për mbështetje. Mjekët dhe infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin shëndetësor i cili është bërë më i dukshëm prej pandemisë. Fermerët kanë nevojë për subvencione dhe treg shitjeje. Të rinjtë kanë nevojë për arsimim dhe punësim, që të qëndrojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu në Shqipëri. pensionistët kanë nevojë për rritje reale dhe jo elektorale të pensioneve. 

Pra shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjedhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka ditën e shenjtërimit ‘E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma’, prandaj të fillojmë e të punojmë menjëherë për të sotmen dhe të nesërmen. Duke filluar sot të punojmë për ndryshimin.”– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *