Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga skela 46-vjeçari në Pogradec, dërgohet me urgjencë në Tiranë


Një 46-vjeçar është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim në Pogradec.

Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tushemisht në të cilin shtetasi me iniciale E.D ishte duke punuar kur u rrëzua nga skela.

Në ditët e fundit janë regjistruar edhe dy raste të tjera të së njëjtës natyrë ku punonjës dëmtohen në vendin e punës.

Ditën e djeshme një 56-vjeçar humbi jetën në Tiranë teksa punonte në një kantier ndërtimi, ndërsa një 35-vjeçar humbi jetën në Kamëz pasi u dëmtua nga një makineri fabrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *