Ministri i jashtëm turk tha sot tha se homologu i tij grek mohoi të pranonte propozimin e NATO-s për një takim të pakushtëzuar mbi tensionet në Mesdheun lindor.
“Vlen të përmendet se Greqia e gënjeu Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Athina fillimisht ra dakord, më pas e mohoi këtë gjë. Fakt është se Greqia gënjen dhe jo Sekretari i Përgjithshëm.” – tha Mevlut Çavusoglu në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara.
Të enjten, shefi i NATO-s, Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia ranë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe përplasjeve të rrezikshme në Mesdheun lindor.
“Greqia edhe një herë tregoi se nuk është në favor të dialogut.” – shtoi Cavusoglu.
Ai gjithashtu kritikoi Francën për përdorimin e Greqisë kundër Turqisë dhe i bëri thirrje Francës t’i japë fund ‘akteve të saj histerike’.
Greqia e Turqia, dy anëtare të NATO-s janë përfshirë prej javësh në marrëdhënie të tensionuara pas nisjes së kërkimit për hidrokarbure në Mesdheun lindor nga ana e Ankarasë.