Diaspora shqiptare i është drejtuar me një letër publike krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve kryesor në vend.
Përmes kësaj letre, Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet elektorale të ardhshme të emigrantëve.
Presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ-së, i kërkohet që të sigurohet edhe vota e emigrantëve, të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe pjesë monitoruese në zgjedhje.
LETRA E PLOTË:
KËRKESË
Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.
Drejtuar:
– Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI
– Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise, Z. GRAMOZ RUÇI
– Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, Z. Edi Rama
– Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha
– Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi
Për dijeni të:
– Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta
– Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko
– Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA
– Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana
– Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA
– Perfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt
Të nderuar,
në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes
së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.
Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për
Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.
Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 Milioneë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.
Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës. –
– Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qënë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale
dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit. –
Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtëpërdrejtë nga ky proces.
Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:
1. Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm
2. Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit
3. Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës
Duke ju uruar punë të mbarë, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë
#diasporaleviz