Vendosni fjalën kyçe....

“Dielli në Tiranë lind nga të thotë Veliaj, edhe nga Veriu” – Fotoja e diskutueshme


Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, publikoi ditën e djeshme një foto nga kryeqyteti.

Mirëpo një detaj i çuditshëm dallohet në këtë foto – dielli që në Tiranë ka lindur nga Veriu. Një detaj ky që të shumtë ishin ndjekësit e Veliajt që e vunë re dhe nuk e lanë pa komentuar.

Në komente, qytetarët nisën të tallen duke thënë se kryebashkiaku e ka bërë me muhabet me Diellin që “të lindë nga Veriu, se qytetarët nga Jugu janë mendjemëdhenj”.

Një tjetër detaj që tregon se drita rrumbullake që shfaqet mes reve nuk është aspak dielli, është dhe drejtimi i hijes së pemëve.

Siç mund ta shihni, hija e pemëve vjen nga e djathta e fotos, nga ku në fakt është në të vërtetë pozicioni i diellit në momentin e shkrepjes së fotos.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me pozicionin e diellit në foto, por ka patur komentues që thonë se është vetëm flashi i kamerës ndezur që reflekton në kompjuter. Dhe mbase ai nuk e ka vënë re fare.

Fotoja origjinale

Në të vërtetë, fotoja është publikuar nga Alma Mancaku më parë në rrjetet sociale në formë shakaje. Ajo thoshte se ishte një fototest, që “vetëm një tironc i vërtetë” e kupton. Madje paralajmëronte që mos të ia vidhnin foton duke mos e ditur se vetë kryebashkiaku do binte pre e shakasë së saj. Tani fotografja ka zbuluar imazhin origjinal duke bërë dhe sqarimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *