Një grup grash u mblodhën për të protestuar pranë shtëpisë së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-të, Nancy Pelosi.
Ato vendosën tharëse e kapëse flokësh në një pemë, ndërsa kërkuan hapjen e salloneve të bukurisë ku të trajtoheshin njësoj si ligjvënësja amerikane.
Një turmë u pa jashtë shtëpisë së Pelosit në San Francisco të enjten, duke protestuar pasi demokratja u kap duke rregulluar flokët e saj në një sallon të mbyllur për shkak të kufizimeve të Covid-19 në fillim të kësaj jave.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan demonstrueset që varën tharëse e varëse flokësh në një pemë afër shtëpisë së Pelosit.
“Unë thjesht dua t’i them një gjë Nancy Pelosi: Dil nga salloni dhe kthehu në punë dhe mirato një faturë lehtësimi financiare për të dëmtuarit nga pandemia Covid.” – tha njëra nga protestueset.