Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë pas infektimit me koronavirus, Silvio Berlusconi shtrohet në spital


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është dërguar me urgjencë në spital, pas komplikimeve për shkak të koronavirusit.

Të mërkurën, përfaqësuesit e tij zbuluan se ish-kryeministri kishte dalë pozitiv në testin për koronavirusin, por ai nuk kishte shfaqur simptoma. E dashura e tij, Marta Fascina, gjithashtu doli pozitive.

Por dicka duket se ka ndryshuar dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Repubblica shkruan se Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano, por nuk është në trajtim intensiv. Sipas një njoftimi thuhet se kjo është bërë vetëm si masë paraprake.

“Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një shtrim në spital ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19”– tha senatorja e Forza Italia, Licia Ronzulli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *