Vendosni fjalën kyçe....

“Foton ma nxore por çekun e bebes nuk e mora”- komenti i nënës së re për Ramën


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila është vetë një nënë e re, ka bërë një tjetër reagim lidhur me çekun e bebeve.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, një koment të një gruaje të bërë në faqen e kryeministrit Edi Rama, për çekun e bebes.

Nëna thotë se kryeministri mori foton e saj me fëmijën e porsalindur, për ta përdorur për rrjetet sociale, por nga ana tjetër ende nuk ia ka dhënë çekun për beben.

“Po e vërtetë dhe unë dhe fotoja, por çekun nuk ma dhatë zoti kryeministër Edi Rama! Më thatë që të ka mbaruar afati!”– shkruan komentuesja.

Në postimin përdor foton e nënës së re, Rama flet për programin për mbështetjen e familjeve të reja dhe për bonusin e bebes.

Zhupa shprehet se ka zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që sipas saj nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

KOMENTI I ZHUPËS

Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!
Përgjigjia e saj flet vetë!

Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.

Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.

Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *