Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj paralajmëron Hotin: S’do e njohim marrëveshjen në SHBA nëse përfshihet Ujmani


Teksa delegacionet e Kosovës e Serbisë presin takimin me presidenti amerikan Trump, mësohet se në anën e Prishtinës zyrtare ka një mosmarrëveshje.

Kreu i AAK-së, ish-kryeministri Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen ekonomike me Serbinë, pasi aty përfshihet edhe liqeni i Ujmanit.

Ai e ka bërë deklaratën për Radion Europa e Lirë duke theksuar se nëse Hoti e pranon këtë marrëveshje dhe në të përfshihet edhe çështja e Ujmanit, AAK-ja nuk do e përkrahë atë.

“Ujmani është një liqen që ka 9.2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2.7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit.” – ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *