Koronavirusi ka prekur strukturat e Policisë në Lezhë. Mësohet se kanë dalë pozitivë me Covid-19 zëvendësdrejtori i Rendit në Policinë e Lezhës, shefi i komisariatit të Lezhës dhe shefi i Postës së Policisë në Shëngjin.
Përpos tyre, janë vendosur në karantinë dhe disa kolegë me të cilët zyrtarët e lartë të policisë të infektuar, kanë patur kontakte.
Kjo situatë ka prej një jave në Komisariatin e Lezhës.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 5 persona si dhe janë konfirmuar pozitivë 116 të tjerë. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë llogaritet 9844.