Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja Kosovë-Serbi, politika shqiptare mbështet nënshkrimin


Firmosja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është përshëndetur nga politika shqiptare e Tiranës zyrtare.

Kreu i Shtetit Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët e konsideruan njëzëri hap të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe rajonit në tërësi.

E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”-
shkruan Meta.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit”-shkruan Basha.

Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!

Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”-shkruan Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *