Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Rama: Asnjë tradhëti, keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Rama e ka konsideruar marrëveshjen vazhdimin e rrugës drejt njohjes përfundmitare.

Por Rama shprehet edhe i keqardhur që u humb kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal.

Ndërsa njohjen nga Izraeli të Kosovës e quan fryt të kësaj marrëveshje.

ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!

Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona

Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *