Ligjvënësit e Kalifornisë kaluan një projektligj të hënën, që do të zvogëlojë ndëshkimet për të rriturit që bëjnë seks oral ose anal me një fëmijë të mitur që e miraton këtë gjë me dëshirën e tij, nëse shkelësi i seksit nuk është dhjetë vite më i madh se mosha e viktimës.
Projekt-ligji tani ka shkuar në tryezën e guvernatorit demokrat, Gavin Newsom.
Sipas SB 145, legjislacioni ‘do e përjashtonte nga regjistrimi i detyrueshëm si një shkelës ligji lidhur me seksin një person të dënuar për vepra të caktuara që përfshijnë të mitur, nëse personi nuk është më shumë se 10 vjet më i madh se i mituri dhe nëse kjo vepër është e vetmja që kërkon që personi të regjistrohet për një vepër të tillë.
Masa do të lejojë një gjykatës të vendosë nëse një i rritur që kryen seks oral ose anal me një fëmijë duhet të regjistrohet si një shkelës ligji mbi raportet seksuale nëse ai person është brenda dhjetë viteve të moshës së viktimës.
Në janar 2019, San Francisco Examiner raportoi për prezantimin e projektligjit nga senatori demokrat i shtetit, Scott Wiener, i cili bëri kërkesën për një ligj të tillë, që thotë se seksi oral dhe anal midis një të rrituri brenda dhjetë vjet të moshës së një të mituri, të gatshëm për këtë, kërkon që i rrituri të regjistrohet si shkelës i ligjit mbi seksin, diskriminon individët LGBT.
“Projektligji do t’i japë fund diskriminimit të qartë ndaj të rinjve LGBT të përfshirë në veprimtari konsensuale.” – tha Wiener.
“Ky projektligj ka të bëjë me trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë sipas ligjit. Diskriminimi ndaj personave LGBT thjesht nuk është mënyra e Kalifornisë. Këto ligje u vendosën gjatë një kohe më konservatore dhe anti-LGBT në historinë e Kalifornisë. Ata kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe ua kanë bërë më të vështirë për të gjetur punë, për të siguruar strehim dhe për të jetuar jetë produktive. Tani është koha që t’i përditësojmë këto ligje dhe t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë.” – theksoi ai.
Wiener tha se ligji aktual synon individët LGBT, sepse ata nuk kryejnë marrëdhënie vaginale.
Aktualisht në Kaliforni, gjykatësit mund të vendosin nëse të rriturit që kryejnë “marrëdhënie penile-vaginale” me të mitur afër moshës së tyre duhet të regjistrohen si një shkelës seksi.
“Kjo është homofobi e tmerrshme. Është irracionale dhe shkatërron jetën e njerëzve.” – tha Wiener.
Raporti i Chronicle deklaroi se, në vitin 1975, California dekriminalizoi seksin oral dhe anal midis të rriturve me pëlqim, por të rriturit që u morën me këto praktika me të mitur u trajtuan si shkelës ligji.
Në një postim në Twitter, Wiener u kërkoi ndjekësve të tij të lexonin një histori të Associated Press për ‘kontrollin e fakteve’ në lidhje me projektligjin e diskutueshëm.
“Ligji nuk do të legalizonte pedofilinë në Kaliforni. Projektligji është subjekt i një fushate masive dezinformimi nga MAGA / QAnon.” – postoi Wiener.