Vendosni fjalën kyçe....

Muriqi te Lacio mund të bëhet ende, palët takohen sot


Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka ende mundësi që të kalojë të Lacio. Sipas Sportmediaset, vendimi për kalimin e shqiptarit të Kosovës në Itali mund të merret sot.

Oferta e ekipit roman për klubin turk është rreth 20.5 milionë euro.

Ditë më parë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, u tregua kritik ndaj klubit turk duke thënë se nuk kishin qenë seriozë lidhur me kalimin e Muriqit te ekipi kryeqytetas.

Megjithatë tani palët duket se janë shumë pranë një marrëveshjeje që do ishte një transferim i bujshëm për sulmuesin e kombëtares së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *