Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër amerikan me ngjyrë vdiq nga dhuna e policisë, dy muaj para George Floyd (VIDEO)


Një tjetër amerikan me ngjyrë ka ndërruar jetë pas forcës së ushtruar nga oficerët e policisë.

BBC shkruan se shtatë oficerë janë pezulluar për vdekjen e një njeriu me ngjyrë të paarmatosur të cilët i vendosën një kapuc në kokë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars, mirëpo ngjarja është zbuluar vetëm tani pas publikimit të një videoje të incidentit.

Daniel Prude, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vdiq pasi oficerët i vunë një “kapuç”, që ka për qëllim të mbrojë oficerët nga pështyma e të arrestuarve.

41-vjeçari vdiq dy muaj para vrasjes së George Floyd, ngjarje e cila shkaktoi protesta kombëtare dhe ndërkombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë. Arrestimi i tij gjithashtu kishte ngjashmëri me atë të Floyd, pasi të dy ishin mbështetur në tokë nga oficerët.

Masa për të pezulluar shtatë oficerët është veprimi i parë disiplinor që nga vdekja e Prude, njoftim që u dha nga kryetari i bashkisë së Rochester, Lovely Warren.

Çfarë ka ndodhur?

Vëllai i 41-vjeçarit, Joe Prude, ka thënë se ai e thirri policinë në 23 Mars pasi Daniel po shfaqte probleme akute të shëndetit mendor. Kur arritën oficerët, ai kishte vrapuar i zhveshur nëpër rrugën e mbuluar nga një borë e lehtë.
Në videon e publikuar, Prude shihet i shtrirë në tokë ndërsa oficerët e ndalojnë atë. Ai bie menjëherë dakord me oficerët. Por më pas fillon të trazohet, duke i kërkuar oficerëve t’i japin para ose armë. Ai më pas pështyn vazhdimisht.

Një oficer thotë se Z. Prude u tha atyre se ai kishte Covid-19 dhe ata i vendosën kapuçin mbi të.
Një oficer mund të shihet duke shtypur kokën e 41-vjeçarit me të dy duart, duke thënë “ndal pështymën”. Prude ndalet së lëvizuri dhe hesht, dhe oficerët vërejnë se ai ndihet i ftohtë. Prude dërgohet në spital me një ambulancë.

Një javë më vonë, më 30 mars, ai u shpall i vdekur pasi familja hoqi mbështetjen mjekësore. Pas autopsisë, u vendos se kjo ishte një vrasje e shkaktuar nga “komplikime të asfiksisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *