Vendosni fjalën kyçe....

Provokon Vuçiç: Nuk ishte marrëveshje tripalëshe, Kosova nuk është subjekt i të drejtës ndërkombëtare


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar sot në Uashington, në praninë edhe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump por nuk ka mbetur pa provokuar lidhur me statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Vuçiç u shpreh për mediat serbe se kjo marrëveshje nuk është tripalëshe, meqë sipas tij, pala e tretë (duke iu referuar Kosovës) nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Kjo gjë që është mirë për ne. Kjo është një marrëveshje mes nesh dhe SHBA-së”, ka thënë Vuçiç, raporton B92.net.

Duke folur për Ujmanin Vuçiç tha se tani për tani Serbia nuk prodhon energji nga uji në Ujman, e pas kësaj marrëveshje do ta bëjë këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *