Prej orës 20:45 do zhvillohet sfida me Bjellorusisë dhe Shqipërisë në Minsk, për llogari të Ligës së Kombeve.
Para takimit është publikuar edhe formacioni i përballjes me Bjellorusinë.
Trajneri Edi Reja ka zgjedhur që në portë të luajë Thoma Strakosha, në mbrojtje Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku.
Në mesfushë do aktivizohet, Amir Abrashi, Keidi Bare, Klaus Gjasula dhe Lorenc Trashi.
Në sulm Reja ka zgjedhur dyshen Rey Manaj, Sokol Cikalleshi.