Vendosni fjalën kyçe....

Shahini publikon tjetër video, rregullat për lëvizjen brenda shkollës


Vetëm disa ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një tjetër video informuese mbi rregullat që duhet të zbatohen mbrenda ambienteve shkollore.

Shahini thekson dhe njëherë domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave në ambjentet e shkollës.

“Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët”, shprehet ministrja.


Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të.

Rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara në ambientet e brendshme të shkollave.

Qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Ndërsa komunikimi i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit. Përsëri duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *