Në Presidencë ka nisur takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha, me presidentin Ilir Meta.
“Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi, mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.Basha nga ana tjetër e falenderoi presidentin për ftesën e tij.”- tha Meta.
Ndërsa kryedemokrati e falenderoi për ftesën. Ai është i shoqëruar nga ishdeputeti Oerd Bylykbashi. Pas këtij takimi, Basha pritet të dalë në një deklaratë për mediat, ku do bëjë të ditur propozimin e tij për datën e zgjedhjeve.
Kjo e premte ka qenë një ditë e ngarkuar për presidentin Ilir Meta. Një orë më parë u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa përgjatë gjithë paradites ka zhvilluar takime me liderët apo përfaqësuesit e partive të tjera politike, të cilat kanë bërë propozimine tyre për datën e zgjedhjeve.