Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç: Qeveria e re do dedikohet për drejtimin nga Perëndimi, do punoj për përmirësimin e gjendjes të shqiptarëve


Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë”, ka folur për mediat shqiptare për qeverinë e re e cila pritet të formohet në Malin e Zi.

Ai theksoi se qeveria e re ku do bëjë pjesë dhe vetë do jetë e drejtuar krah perëndimit dhe synim kryesor ka vetëm anëtarësimin në BE.

Abazoviç tha se ai do jetë zëri dhe koalicioni që përfaqëson do punojë për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.

Unë shpresoj se qeveria e re do dedikohet për drejtimin drejt perëndimit. Kush mendon se Mali i Zi e ka vendin diku tjetër nuk mund të jetë partneri im. Nuk di a do të jetë ajo zgjidhja. Nuk jam shumë i interesuar. Unë mendoj se kryeministri i ardhëm i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë për qytetarët. Dritan Abazi është i gatshëm me dhënë kontribut. Autostrada jonë e vetme është BE.

Vetë prezenca në politikë ka dhënë një imapkt. Imazhi i shqiptarëve është në rritje. E mbani mend imazhin e kombit tonë. 30 vite ne nuk kemi pasur sukses. Ne do jemi më të suksesshëm se qeveritë e tjera. Zëri im dhe koalicioni që përfaqësoj ka për të qenë në drejtim të përmirësimit dhe gjendjes së shqiptarëve

Nuk kam qejf me fol. Por kam marrë mesazhe urimi edhe nga deputetë. Jam i ri dhe në politikë dhe ka për të ardhur koha për bashkëpunime në drejtim të përmirësimit të çështjeve

I vetmi destabilizim është pushteti që duhet të largohet. Këtu kanë njerëz që kanë fituar miliona jashtë ligjit. Njerëzit e thjeshtë duan paqe, tolerancë, të drejta dhe demokraci. Vetëm ata që janë të lidhur me krimin, mundohen të prodhojnë destabilitet. Çdo gjë do kalojë në mënyrë paqësore. Ne jemi kënaqur kur kanë ardhur ndryshime në Kosovë dhe Shqipëri. Kërkoj mirëkuptim nga opinioni në Shqipëri dhe Kosovë

Shumë më kanë kërcënuar dhe më kanë bërë presion, por ata as më blejnë as më korruptojnë. Unë eci rrugëve edhe kur kam pasur më pak sukses. Mua nuk më blejnë e as korruptojnë.. Nuk kam asnjë far problemi”-deklaroi Abazoviç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *