Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Laç, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit


Një aksident ka ndodhur në Kurbin, ku një makinë ka përplasur një motor.

Për pasojë nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Ngjarja na ndodhur në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, ku mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *