Vendosni fjalën kyçe....

Anglia fiton me vështirësi ndaj Islandës për Ligën e Kombeve


Anglia më shumë vështirësi ka arritur për t’i marrë tri pikë në Islandë sonte duke e mposhtur atë me rezultat të ngushtë 0-1. Goli në këtë ndeshje u shënua në minutat shtesë nga penalltia

Anglia e ka nisur me fitore të vështirë Ligën e Kombeve, ku ka mposhtur me rezultat 0-1 në Rekjavik dhe atë në fund të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi e barabartë 0-0, e ku Anglia pati posedimin por aksionet e saj ishin shterpë në drejtim të portës se islandezëve.

Në pjesën e dytë Anglia përsëri sulmonte por islandezët fillojnë të zgjohen nga gjumi, sidomos pasi që në minutën e 71-të, Kyle Walker përjashtohet nga loja pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Islanda filloi të bënte presion në Anglinë me 10 lojtarë por edhe ata në minutën e 89-të do të mbesin me 10 lojtarë pasi që edhe Ingason përjashtohet me të kuq.

E kur u mendua që ndeshja do të përfundonte barazim në minutën e 90 të takimit islandezët shkaktojnë penallti në zonë që në gol e shndërron Raheem Sterling.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *