Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet gruaja në Tiranë, e kërkuar në Itali për terrorizëm


Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes së kaluar, për të arrestuar një grua, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për terrorizëm.

Gruaja 43-vjeçare e quajtur Lubjana Gjeçaj, është banuese në zonën Unazën e Madhe. Asaj iu komunikua sot masa e arrestit, ndërsa pritet ekstradimi i saj drejt Italisë, ku është dënuar me 3 vjet burg.

Gjeçaj mësohet se ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal.

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *