Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Vlorës fiton gjyqin në Arbitrazh kundrejt ‘Tiss Park’, Dritan Leli: Firma na detyrohet 700 mijë euro


Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës ka vendosur në favor të bashkisë së Vlorës, lidhur me çështjen e koncesionit për parkimet me pagesë në 24 rrugët e qytetit bregdetar.

Sipas këtij vendimi, kompania private i detyrohet bashkisë 700 mijë euro.

“Mbrëmë në darkë erdhi njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit, një super lajm duhet të them, ku Bashkia e Vlorës ka fituar çështjen ndaj Tis Park. Tashmë quhet e përfunduar. Bashkia nuk do të ketë më asnjë konseguencë në bvazhdimësi, përkundrazi do të detyrohet ‘Tis Park’ duhet të na paguajë rreth 700 mijë dollarë dhe detyrime të tjera që janë harxhuar për të fituar këtë çështje, ndërkohë që nuk do jemi më peng e kërkesës absurde nga kjo firmë, e cila kërkonte 23 milionë euro dëmshpërblim duke llogaritur dhe konseguencat e tjera deri në 50 milionë euro. Do merrte peng financiarisht bashkinë për 50 vitet e ardhshme. Sepse fondet tona janë modeste dhe do të na duhej që nëse firma do të fitonte do të na duhej që të paguanim për shumë vite, të ndalonim cdo investim në qytet. Sot Bashkia Vlorë është e lirë nga kjo cështje, jemi fituese e kësaj çështje.”- u ka reaguar kryetari aktual i bashkisë, Dritan Leli.

Kujtojmë se ish-krybashkiaku Shpëtim Gjika u akuzua për shpërdorim detyre pas dyshimeve se bashkë me 7 punonjës të tjerë shkelën ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë.

Në kontratën e nënshkruar nga Bashkia e Vlorës, kur ajo drejtohej nga Shpëtim Gjika parashikohej që nga viti 2015 deri në vitin 2030, qytetarët duhet të paguanin 50 lek çdo orë parkimi. Dhënia me koncension e parkimeve u miratua me votë unanime nga Këshilli Bashkiak i Vlorës. Ndërsa banorët e qytetit bregdetar e kundërshtuan këtë vendim duke detyruar bashkinë të prishë kontratën koncensionare.

Kompania e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit, duke kërkuar një dëmshpërblim që kapte shifrat e 20 milionë dollarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *