Vendosni fjalën kyçe....

Hoti me Pompeon një ditë pas marrëveshjes me Serbinë: SHBA-ja e gatshme të mbështesë Kosovën në procesin e dialogut


Një ditë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur sot në një takim nga Sekretari i Shtetit,Mike Pompeo.

Hoti ka bërë një deklaratë në Facebook lidhur me këtë takim, ku shprehet se SHBA është treguar e gatshme për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut.

“Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.
Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”– shkruan Hoti.

Në marrëveshjen e firmosur dje nga dy palët, u ra dakord në vija të trasha më shumë për pika në fushën e ekonomisë sesa në atë politike. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kosova e Izraeli njohun pavarësinë e tyre reciproke.

Kosova pranoi të ndalojë përpjekjet për njohjen e pavarësisë për një vit. Një regres ky për Kosovën në arenën ndërkombëtare pasi njohjet dhe aderimi nëpër organizata janë të rëndësishme për të si shtet i ri. Serbia në anën tjetër do vendoset në një moratorium 1-vjeçar për të ndaluar fushatën e tërheqjes së njohjeve. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *