Përpjekja e reperit Kanye West për të shënuar emrin e tij në fletët e votimit për president në Kentucky dhe Mississipi është në proces.
Zyra e Sekretarit të Shtetit në Kentucky, thotë se reperi paraqiti të premten peticionin për të hyrë në zgjedhje si një kandidat i pavarur.
Zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore thonë se ata janë ende duke shqyrtuar rreth 19,000 firmat e mbledhura për peticionin nga reperi, për të përcaktuar nëse ai kualifikohet për t’u futur në zgjedhje.
Atij i duhen 5,000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Kentucky, shkruan TMZ.
Kanye West paraqiti gjithashtu dokumentet për të marrë në votim si i pavarur edhe në Mississipi. Vendimi nëse peticioni i tij do të pranohet apo do të refuzohet, nuk do të jepet deri të martën që vjen.
Kujtojmë se një gjyqtar në Arizona, e ndaloi reperin të futet në zgjedhje, duke mos pranuar peticionin e tij për të kandiduar si i pavarur, edhe pse ai kishte shpenzuar mjaft para për të mbledhur firmat.