Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, ndërsa janë raportuar dhe 5 raste të vdekjes.
Pas shifrave të reja, numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë të cilët janë testuar nëse janë prekur nga virusi SARS-CoV-2.
Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 556.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.