Kanë përfunduar ndeshjet e para në Grupin e 3 të Ligës A të Kombeve në mes të Portugali-Kroaci dhe Suedi-Francë. Portugalia ka shkëlqyer duke shënuar fitoren më të thellë deri tani në Ligën e Kombeve
Nënkampioni i botës, Kroacia, është mposhtur në Lisbonë, në një ndeshje që u dominua nga portugezët, kurse në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Suedi-Francë – fati i takimit u vendos me një gol të Mbappes.
Portugalia fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Kroacisë me gola të Cancelo, Jota, Joao Felix dhe Andre Silva. Golin e vetëm për kroatët e shënoi Petkoviç.
Ndërsa Franca fitoi minimalisht ndaj Suedisë duke u mjaftuar vetëm me golin e Kilian Mbappe.