Policia Australiane ka bërë dhjetëra arrestime mes protestave kundër bllokimit, të ndjekura nga qindra në të gjithë vendin.
Në Melburn, qendra e shpërthimit të Australisë, rreth 300 njerëz marshuan në kundërshtim me masat e ashpra që ishin në fuqi për një muaj.
Protesta të tjera u zhvilluan në Sidnei, Brisbane, Adelaide dhe Perth.
Të Premten Kryeministri Scott Morrison tha se shtatë nga tetë shtetet dhe territoret e vendit kishin rënë dakord të hapnin kufijtë e tyre të brendshëm deri në dhjetor.
Ai sugjeroi që një flluskë eventuale udhëtimi me Zelandën e Re mund të nxisë turizmin dhe të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë.
“Në mungesë të një vaksine, mund të na duhet të jetojmë në këtë mënyrë për vite,” paralajmëroi ai.