Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i Bidenit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë


Joe Biden ka bërë komentin e parë pas marrëveshjes në Washington të Kosovës dhe Serbisë me SHBA-në.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se nuk e dinte se çfarë përmbante marrëveshja, por shtoi se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.

Këtë koment ai e bëri të premten në ëilmington, kur po mbante një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *