Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë shpejt do kemi një datë zgjedhjesh” – Kryemadhi ka një thirrje për të rinjtë


Ndërsa i afrohemi vendimit për datën e zgjedhjeve parlamentare, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka një thirrje për të rinjtë.

E bindur në ndryshimin që vetëm rinia mund të sjellë, Kryemadhi u bën thirrje të rinjve që të angazhohen dhe të përfaqësohen edhe në listat e deputetëve.

“Shumë shpejt ne do të kemi një datë zgjedhjesh dhe kjo datë do të ketë një rëndësi shumë të veçantë për ju të rinjtë, sepse ne mendojmë që rinia shqiptare duhet të përfaqësohet në listat e deputetëve, duhet të përfaqësohet në vendimmarrje dhe duhet të përfaqësohet në qeverinë e ardhshme.
Unë do t’ju ftoja që të mos ndalonit në asnjë moment, do t’ju ftoja që të trokisnit në dyert e shokëve dhe shoqeve tuaja.
Kemi nevojë për ju, kemi nevojë për energjitë tuaja, kemi nevojë për mendjen tuaj, kemi nevojë për pasionin tuaj, por mbi të gjitha kemi nevojë që dëshirën tuaj dhe angazhimin tuaj për ta ndryshuar këtë vend, ju ta bëni realitet.
Jam e bindur që vetëm ju mund ta realizoni këtë gjë.”- shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *