Vendosni fjalën kyçe....

Dokumenti- Banka Botërore planifikoi testet e Covid-19 që në vitin 2018


Në foto: Kreu i Bankës Botërore, Davic Malpass (majtas), mjekë në spitalin Shefet Ndroqi (djathas)

Teksa pandemia Covid-19 numëron zyrtarisht mbi 884 mijë viktima në mbarë globin e mbi 27 milionë persona të prekur, ajo e kishte pikënisjen në Wuhan, kryeqendrën e provincës Hubei në fund të vitit 2019.

Në muajt nëntor-dhjetor, në Kinë filluan të shfaqeshin zyrtarisht rastet e para ndërsa pamjet e personave që rrëzoheshin befas në tokë duke ecur në rrugë bënë xhiron e botës.

Në faqen zyrtare të Bankës Botërore është zbuluar një dokument që tregon se ky institucion financiar kishte parashikuar pajisje për testimin dhe diagnostifikimin e Covid-19 që në vitin 2018, të paktën një vit para shfaqjes së pandemisë në Kinë.

Është e çuditshme ekzistenca e një dokumenti të tillë, kur dihet se rastet e para me Covid-19 u zbuluan në Kinë një vit më vonë, ekzaktësisht në nëntor-dhjetor 2019.

Në dokument janë të gjitha shtetet e tarifat përkatëse për instrumentet dhe aparatet e testit diagnostik COVID-19 mes të cilave nuk mungon edhe Shqipëria.

Fakti është bërë publik fillimisht nga britaniku Davic Icke, i cili thekson se pas denoncimit llogaria e tij në Twitter është e pezulluar prej një jave.

Çfarë shkruhet në ndarjen për Shqipërinë

Tarifat e aplikuara për importet e instrumenteve dhe aparateve të Testit Diagnostik COVID-19 nga Shqipëria sipas vendeve

Viti: 2018

Informacione shtesë mbi produktin: Covid-19 kite testi e diagnostifikimi, aparate të përdorura në testimin diagnostifikues

Kategoria: Paketat e testeve COVID-19 / Instrumentet, aparatet e përdorura në testimin diagnostifikues

Tabela më poshtë ka të dhëna nga TRAJNAT UNCTAD për tarifën e kombit më të favorizuar (MFN) dhe tarifën e aplikuar të zbatuar nga Shipëria për importet e instrumenteve dhe aparateve të testit diagnostik COVID-19 nga vende të ndryshme. MFN dhe Tarifa e Aplikuar janë dhënë për të dy mallrat e tregtuara dhe ato të patregtuara.

/Hashtag.al

VINI RE: Listën e plotë e gjeni duke klikuar mbi vendin respektiv në Link


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *