Piloti francez Pierre Gasly me Alpha Tauri ka arritur fitoren e parë në Formula 1 në Çmimin e Madh të Italisë, në një garë dramatike që pa të dilnin jashtë dy pilotët e Ferrarit, Leclerc e Vettel.
Ndërkohë Hamilton i McLaren u penalizua gjatë garës dhe nuk arriti dot të përfundonte në podium.
Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz me McLaren ndërsa në vendin e tretë piloti kanadez, Lance Stroll me Racing Point.
Duhet thënë se për spanjollin Sainz, ky ishte vendi i parë i dytë në karrierë. Renditjen e pilotëve e kryeson piloti britanik i McLaren, Hamilton.