Vendosni fjalën kyçe....

Greqia e Kina zotohen të thellojnë bashkëpunimin, pritet rritje e investimeve kineze


Kina dhe Greqia u zotuan të premten të zhvillojnë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të punojnë së bashku në nismën e ‘Brezit e Rrugës’.

Premtimi u bë kur teksa presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbajtën takime të ndara në Athinë me Yang Jiechi, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC).

Yang, gjithashtu drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror tha se Kina dhe Greqia janë miq të vërtetë që ndajnë jo vetëm fatkeqësitë por janë edhe partnerë të mirë për bashkëpunim të dobishëm reciprok.

Ai kujtoi se të dy krerët e shteteve shkëmbyen vizita të suksesshme në 2019, duke çuar partneritetin strategjik Kinë-Greqi në një fazë të re.

Yang gjithashtu u bëri thirrje të dy palëve që të forcojnë vazhdimisht bashkëpunimin dhe të çimentojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të promovojnë sinergjinë e Nismës së Brezit e Rrugës dhe ta kthejnë Pireun në një port të klasit botëror.

Udhëheqësit grekë thanë se vendi do të vazhdojë të punojë dorë për dore me Kinën për të luftuar pandeminë, për të zgjeruar tregtinë dhe investimet e dyanshme dhe për të çuar përpara projektet kryesore të përbashkëta, duke përfshirë Portin e Pireut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *