Vendosni fjalën kyçe....

Hasa: Qeveria duhet të paguajë 44 milionë dollarë në arbitrash që lekët për autostradën Elbasan-Tiranë t’i merrte Edmond Bego


Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se ka abuzuar me autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas tij, qeveria duhet të paguajë në arbitrazh 44 milionë dollarë kompanisë që ndërtoi rrugën pasi ia pezulloi kontratën për ti’a transferuar kompanisë së Edmond Begos.

Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës.
Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndërtoi rrugën.
Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.
44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët.
Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve”-
shkruan Hasa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *