Vendosni fjalën kyçe....

I diskutuar prej vitesh, shpejt nis ndërtimi i korpusit të ri të Policisë së Shtetit


Kampusi i ri i universitetit të arteve dhe korpusi i policisë së shtetit pritet të ndërtohen nga kompani private ndërsa bashkia e Tiranës është autoriteti kontraktor që do merret me procedurat e tenderit  dhe mbikëqyrjen e tij.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare efektet financiare të ndërtimit të godinave do përballohen nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit të qeverisë, e gjithë procedura për dhënien e këtyre koncesioneve do të ndiqet nga një komision i posaçëm me 9 anëtarë, ku pjesa më e madhe do të jenë nga bashkia e Tiranës, ndërsa të tjerët nga agjencia e trajtimit të koncesioneve, ministria e arsimit dhe ajo e financave.

Skema e koncesionit do të jetë ajo me mbështetje buxhetore. Privatët i ndërtojnë objektet me paratë e tyre dhe më pas qeveria i shlyen me këste për disa vjet.

Fillimisht për ndërtimin e korpusit të policisë së shtetit, ku përfshihen edhe policia shkencore dhe akademia e sigurisë është çelur një tender në 8 nëntor të vitit 2018 me një fond prej rreth 360 milionë lekësh por më pas nuk u fol më për projektin në fjalë.

Korpusi i policisë së shtetit pritet të ndërtohet pranë ish-batalionit të Policisë Ushtarake, ngjitur me Akademinë e Sigurisë, duke krijuar kështu një kompleks shërbimesh të policisë me strukturat e saj vartëse.

Janë një sërë ndërhyrjesh që janë propozuar të kryhen në këtë godinë, që përfshijnë rehabilitimin e godinave, si dhe ndërtimin e dy godinave të reja fjetore për studentët, godinë për sporte ujore e ushtrime force, si dhe shtesë godine mësimore për zjarrfikëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *