Masat e bllokimit në qytetin australian të Melburnit do të zgjaten me dy javë, tha sot kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews, pavarësisht nga një rënie e ndjeshme e infeksioneve të reja të përditshme të koronavirusit në shtet.
Andrews u tha gazetarëve se kishte 63 infeksione të reja brenda natës, rritja më e vogël e rasteve që nga qershori, duke vazhduar një rënie që nga niveli i lartë prej 725 personash, më 5 gusht.
Kryeministri megjithatë tha se bllokimi do të sillte edhe lehtësimin e disa kufizimeve.
Qyteti me 4,9 milionë banorë ka qenë nën kufizime të rrepta bllokimi që nga 8 gushti, duke përfshirë një shtetrrethim natën, kufizime në blerje dhe stërvitje, një kufi për të mos qenë më shumë se pesë kilometra nga shtëpia dhe një mbyllje të bizneseve jothelbësore.
Bllokimi i fazës së katërt do të duhej të skadonte më 13 shtator.
“Ne nuk mund të hapemi në këtë kohë”, tha Andrews, ndërsa prezantoi planin e qeverisë për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit në shtet.
“Unë dua një Krishtlindje sa më normale që të jetë e mundur dhe këto hapa janë mënyra e vetme për të arritur në atë pikë”, theksoi ai.